Revista Shqiptaro-Angleze Global Woman artikull special këngëtarit Fatmir Sufa

Fatmir Sufa, The Visionary of the Future

Nëse po kërkojmë një model suksesi, në një moshë të re, ai është padyshim Fatmir Sufa. 

Showman, artist, mjeshtër i marketingut, i gjithe ‘self-made’, është shqiptari që duket se ka shndërruar në sukses gjithçka qe prek. 

Edhe pse i ri në moshë ai mund të quhet ‘mbreti’ i Instagramit. E vështirë për t’u besuar, por Fatmiri sot numëron mbi 4 milionë ndjkës në rrjetet sociale, duke mbajtur kurorën në vendin tonë. Duket se ka ditur ta përkthejë në të ardhura, sukses dhe famë këtë arritje të tij, për të kapur majat jo vetëm në vendin tonë. Një vizionar që përpiqet të shndërrojë në art gjithccka që bën. Kjo është historia e Fatmirit, djalit që ka më shumë se fat të mirë!

Në kohën kur Instagrami sapo kishte nisur të përdorej si media sociale, Fatmiri duket se e kishte kuptuar ccelësin e këtij rrjeti social. Pasi ngriti dhe mirëmenaxhoi më sukses rrjetin e tij, duket se u ‘pikas’ edhe nga personat e famshëm për këtë detyrë kaq të rëndësishme. Sot që flasim, ai menaxhon Instagramet e disa prej personazheve më në zë në vendin tonë. 

Eksperienca dhe dituria e tij në këtë sektor, ka shërbyer si një portë suksesi edhe për VIP-at tanë.

 Sot Instagrami është shndërruar në një platform gjigande biznesi dhe Fatmiri, është padyshim mjeshtri i tij. Me një punë voluminoze, ka ditur të shndërrohet në ‘monopol’ sa i përket këtij tregu. “Shumë punë, shumë përkushtim!. Mund të them që s’ka qenë e lehtë. ka patur ditë të lodhshme, drejt një bote tërësisht të re. Teknologjia vetëm evolon dhe duhet të jesh në vijëmsi me hapin e saj. Nuk kam ndaluar asnjë moment së mësuari, së perfeksionuari atë që di”, shprehet Fatmiri. Duket se VIP-at e dinë aftësinë e tij, ndaj edhe i kanë besuar rrjetet e tyre sociale.

“Nuk është e lehtë të kesh nën menaxhim numrin më të madh të VIP-ave. Duhet të jesh konstant dhe sistematik në atë që bën dhe më e rëndësishmja, ta bësh në mënyrë perfekte. Sot me krenari mund të them që ia kam dal dhe ccdo ditë e më shumë superoj veten. Është një sfidë për mua, sfidë që e fitoj në ccdo ditë”, mbyl ai prononcimin e tij për Global Man. 

Bizneset

Një mendje e hollë si e Fatmirit nuk njeh ndalim, ndaj dhe gjithë formula e tij e suksesit nuk mund të rrinte pa u zbatuar edhe në biznes. Aktualisht ai ka biznesin e tij me verëra, duke qenë pranë gjithësecilit që kërkon uniken në shishen e verës. Gama e bizneseve të tij është përditë e më shumë në rritje, duke u shndërruar në një model të vërtet suksesi, për të gjithë ata që ëndërrojnë të ecin sado pak në hapat e tij. 

Nuk do të jetë e largët dita kur do ta shohim edhe më lart, edhe më larg, në kërkim të hapësirave ndërkombëtare. “Kur prek suksesin në një sektor, bëhet edhe më e vështirë hapi tjetër, por jo i pamundur. Unë jam përpjekur të gjejë kohë të bëj gjithccka. Me gjithë moshën e re, them se ja kam dal me sukses edhe në biznes. Jam ende në kërkim të gjërave të reja për të bërë, edhe më të rëndësishme, por edhe më pranë të gjithë publikut tim” shprehet ai. 

I provuar në muzikë, në digital marketing, biznes, Fatmiri duket se ka ccelësin e suksesit për ccdo gjë që prek. Një mentor për këdo që kërkon të jetë më pranë ëndrrave, por më e rëndësishmja, një frymëzim për brezin e ri, dhe jo vetëm.