“Rënia ekonomike në Shqipëri dy herë më shumë se në vendet e rajonit”, Basha: Duhet qeveri që sjell shpresë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një komunikim me përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër, tha se rënia ekonomike në Shqipëri ishte dy herë më e madhe se në vendet e rajonit.

Basha theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri, e cila sjell shpresë.

“Jemi vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Kjo është arsyeja kryesore pse rënia ekonomike në Shqipëri është dyfishi i vendeve të rajonit.

Rënia ekonomike në Shqipëri do ketë ulje dyfishe, sipas Bankës Botërore. Duhet një ndihmë që ndihmon bizneset dhe qytetarët. Duhet një qeveri që sjell shpresë për çdo familje shqiptare”, tha Basha./Bw