Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit i arrestuar për “Shpërdorim detyre”, ka lënë sot qelinë dhe është shtruar me urgjencë në spitalin e Burgut. Mësohet se gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe ai mbahet nën kujdes me maskë oksigjeni.
Mediat raportojnë se Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore, por deri tani nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me të. Edhe më parë, ish-ministri është shtruar me urgjencë në spitalin e Burgut.
Në janar 2022, Lefter Koka u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut për shkak se kishte çrregullime të sistemit kardiak, pra të zemrës. Nuk dihet nëse shtrimi sot në spital lidhet me të njëjtën arsye, apo Lefter Koka ka probleme të tjera shëndetësore.
Tre muaj më parë Lefter Koka u transferua nga Burgu 313 ku qëndronte prej arrestimit, në paraburgimin e Durrësit. Menjëherë pas prangosjes së ish-deputetit Alqi Bllako dhe dërgimin e tij te “313-ta”, u vendos që për arsye sigurie dhe hetimore Koka të transferohej.
Edhe më parë ish-ministri i Mjedisit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ka kërkuar masë më të butë sigurimi nga Gjykata e Posaçme sepse aktualisht mbahet në “Arrest me burg”, për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Togat e zeza kanë refuzuar.