Numri i viktimave me orgjinë shqiptare të tërmetit tragjik të së premtes ka arritur në tre.
Identiteti i tre viktimave është bërë i ditur dhe ata janë Nazmije Dograjan, 64 vjece, Hatixhe Dogruja 70 vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja, 73 vjeç.
Të tre viktimat janë shqiptarë nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir. Fatkeqësisht ata nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë./Tpz