Renditja, kush janë 10 politikanët më të preferuar të shqiptarëve

 Numërimi i votave preferenciale për kandidatët po shkon drejt fundit. Teksa kanë mbetur edhe pak kuti pa numëruar në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, tashmë janë konkretizuar edhe fituesit e këtyre zgjedhjeve, pra ligjvënësit e sesionit të ri të Parlamentit.

Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16 738 vota. Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15 871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi. Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.