Rekord infektimesh me Covid19 në Kavajë e Rrogozhinë gjatë dy ditëve të fundit

Infektimet me Covid19 Po shënojnë rritje të frikshme në Kavajë dhe Rrogozhinë gjatë ditëve të fundit. 

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 36 qytetarë ndërsa në Rrogozhinë 4.

Ndërkohë që dje në Kavajë janë shënuar 44 raste pozitive ndërsa në Rrogozhinë 11 raste. 

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në kavajë ka pasur 80 raste të reja me Covid19 dhe në Rrogozhinë 15 raste. 

Këto janë shifra rekord për këtë fazë të re të pandemisë.