Rekord i ri infektimesh në Shqipëri/ MSH njofton bilancin: 597 raste dhe 11 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19


Ministria e Shëndetësisë njofton zyrtarisht se këtë të dielë janë regjistruar 597 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19. Kjo e dielë shënon edhe një rekord të ri gjatë pandemisë në Shqipëri pasi kurrë më parë nuk ka pasur 597 raste brenda një dite nga COVID-19, por po në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 500 testime.

Kryesimin për rastet e mban Tirana me 171 ndërsa ndjekin Durrësi dhe Korça me nga 38, Fieri me 36, Lushnja me 35, Shkodra me 27, Pogradeci me 25 dhe Elbasani me 21.

Sa i përket viktimave më i riu është një 55-vjeçar nga Tirana ku vetëm sot janë 6 viktima, ndërsa të tjerët në Dibër, Lushnjë dhe 3 të moshuar në Elbasan.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 122 të shëruar, 597 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,
një 56 vjeçare nga Dibra,
një 65 vjeçar nga Lushnja,
një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 597

Të shëruar ne 24 orë 122
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,501

Testime totale 155,650
Raste pozitive 27,830
Raste të shëruara 12,889
Raste Aktive 14,318
Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë 638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146