Regi Lushkja shpallet kampion me Sherif Tiraspolin, feston me flamur Kuq e Zi dhe pret ftesën në Kombëtare

Regi Lushkja është Shpallur Kampion me Sherif Tiraspolin në Kampionatin Moldav. 

Ekipi ku luan Kavajasi fitoi titullin që në javën e parafundit ku Regi ishte protagonist kryesor në fitoren 2-1, pasi realizoi golin e dytë duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Festa për talentin Kavajas ishte e meritur dhe ai shfaqet me flamurin Kuq e Zi. 

Burime afër lojtarit për Kavaja.Net bëjnë me dije se Lushkja është në pritje të një ftese nga ekipi Kombëtar dhe Trajneri Edi Reja

Që në sezonin e tij të parë tek ekipi i ri, Talenti Kavajas ka shkëlqyer duke treguar gjithë potencialin e tij.

Lushkja ka realizuar edhe pritshmëritë e klubit pasi ka realizuar dy gola dhe dhënë disa asiste.

“Champions 2021-2022 💛🖤 FC Sheriff 🇦🇱❤️🖤” shkruan Lushkja në Facebook duke e shoqëruar me fotot e festës.