KELMENT BAÇI/ Partia Demokratike prezantoi dje raportin final për ndarjen e re territoriale në të cilin kërkon 33 bashki të reja, duke e çuar vendin në 94 bashki si mënyrë më efikase për t’i ofruar qytetarëve shërbimin sa më pranë tyre.
Dy ekspertët e saj, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko prezantuan në Komisionin Parlamentar detajet e raportit ku kërkohet shtimi i njësive të qeverisjes vendore, duke rekomanduar vazhdimin e organizmit me dy nivele. Opozita nuk ishte e qartë vetëm për mënyrën si do të ndahen rajonet, duke propozuar 2 variante, me 3 dhe 6 rajone të cilat sipas ekspertëve të saj duhet të caktohen me dakordësi politike në varësi të rolit dhe kritereve që do vendosen bashkërisht.
“Reformën nuk duhet ta shohim vetëm në frymën e territorit por edhe në atë ekonomike dhe politike. Modeli i pushteti vendor, bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele. Organizimi territorial i nivelit të parë të pushtetit vendor rekomandojmë riorganizimin e bashkive aktuale dhe krijimin e bashkive të reja që në total ne na rezultojnë të shtojmë 33 bashki nga 61 që kemi sot.
Ne kemi ardhur për nivelin e dytë të pushtetit vendor, me ardhur me 2 opsione. Rekomandojmë si të domosdoshme skenari parë, Shqipëria nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do i hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon dhe version dytë vendi të ndahet nga 12 qarqe në 3 rajone. Shqipërisë i duhet ligji për referendumet lokale, që e parashikon qartë edhe Kushtetuta. Për elementet financiare, bashkitë janë të nënfinancuara. Ne sugjerojmë dyfishim të transfertës së pakufizuar që i jepet bashkive pra nga 1% që është në 2%”, tha Haxhimali.
DEBATI PD-PS
Raporti i propozuar nga PD-ja nuk bindi mazhorancën socialiste, e cila e konsideroi atë të pa mbështetur në prova dhe fakte. Bashkëkryetarja Anila Denaj u shpreh se ai ka disa kontradikta në raport me artikulimin politik të PD-së dhe problemeve që ka ndarja ekzistuese për të ndryshuar hartën administrativo-territoriale. “Prishja shumë më tepër punë me shifra dhe fakte teknike sesa një gjuhë politikanësh. Nuk e pashë një listë kriteresh mbi të cilët fillohet dhe bëhet ndarja e zonave. Ju jeni ekspertë por nuk keni folur me shifra, përveç pak rasteve. Kemi disa kontradikta me të gjitha akuzat që ju keni bërë gjatë këtyre muajve.
Së pari, ju keni thënë që kjo reformë ishte e dështuar dhe nuk arriti të ngrejë autonominë financiare me këtë transfertë të kushtëzuar si element varësia dhe ju vini këtu dhe thoni që kjo transfertë të shtohen nga 1 në 2 për qind. Të bësh ndarje territoriale pa zgjedhur problemin e përfaqësimit është kontradiktë më vete. Ne e shohim që rajonet janë një çështje që duhet diskutuar, por numri i tyre duhet të vinte nga një analizë e funksioneve që kanë sot dhe duhet të marrin në të ardhmen.
Pse varësia buxhetore për bashkitë e reja do të jetë për atë argument që ju e keni kundërshtuar, transferta e pakushtëzuar”, tha Denaj. Bashkëkryetarja e PD-së në këtë komision, Dhurata Çupi i mohoi pretendimet e socialistëve duke thënë se ky ishte raporti më i mirë i bërë në 30 vite për ndarjen administrativo-territoriale të vendit dhe shifrat që PS-ja kërkon janë aty. Sipas saj, ndarja që propozon ky raport afron shërbimin te qytetarët duke thënë se socialistët duan vetëm të marrin taksat e qytetarëve për t’i dërguar ato në kulla dhe koncesione. “Ekspertët treguan qasjen e tyre për ndarjen administrativo-Territoriale. Ne ndryshe nga ju që thoni se do kursejmë 80 milionë euro ne jemi munduar që të sjellim atë që duhet dhe ju shërben qytetarëve. Sa u takon shifrave ato janë në material të cilin ju duhet ta shikoni me vëmendje dhe jo pasione politike dhe për t’i qëndruar besnik urdhrit që keni marrë që në fillim.
Materiali është bindës, korrekt dhe profesional dhe në shërbim të asaj që u synua, qytetarëve shqiptarë. Bashkia t’ju shkojë qytetarëve shqiptarë, këtij zotimi ne do ti shkojmë deri në fund. ju duhet ti thërrisni arsyes dhe logjikës. Janë bashki të propozuara nga ne për ti shërbyer qytetarëve pranë tyre. K 9 vite që ju ka munguar.
Ka 9 vite që qytetarët nuk shohin kryetarin e bashkisë, rrugë të shtruara, transport publik ndërsa ju keni rritur taksat dhe presionin për t’i intimiduar gjatë fushatave për t’ju marrë votat dhe më pas i harroni. Ky raport është i hartuar me fakte, shifra dhe metodologji studimi jo me shifra partie. Raporti është ekspertiza më e mirë, ka propozime konkrete ku baza kanë qenë dëgjesat me qytetarët. Raporti nuk ka kontradikta por ju doni që tu merrni qytetarëve taksa dhe ti bëni kulla dhe koncensione dhe jo për t’u dhënë shërbim sa më pranë tyre”, tha Çupi.
Alibeaj: Kundër Edi Ramës, detyrim që të kemi një kandidat
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zbuloi dje se arsyet e takimit të deputetëve demokratë të zonës së Veriut, pjesë e të cilit ishte edhe ishkryetari Lulzim Basha, me banorë të zonës janë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një dalje për mediat, Alibeaj sqaroi se kundër atij që ai e quan regjim i Edi Ramës, demokratët kanë detyrimin të dalin me një kandidat për të realizuar misionin e tyre politik.
Sa i përket takimit me demokratët, Alibeaj tha se ato do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihen nga veriu në jug. I pyetur nëse i njeh primarët që bën Berisha, Alibeaj tha: “PD-ja ka strukturat e saj, modusin e saj të përcaktuar në statut e rregullore, për këto përgjigjem unë”. Teksa u pyet se: “Keni pasur dje një takim me përfaqësues të PDsë dhe zotin Basha, a i merrni direktivat si të bëni opozitë nga Basha?”, Alibeaj sqaroi se: Janë deputetë të PD-së, takimi ishte me kryetarët e degëve zona e Veriut, këtë javë do ketë me të jugut, është momenti tani që gjithë strukturat e PD-së, kryesia, Këshilli Kombëtar të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore, përballja me procesin zgjedhor lokal, ku janë të ftuar të gjithë ata që janë struktura.
Ballë për ballë. Armiku kryesor i shqiptarëve është Edi Rama dhe regjimi të cilin ka ngritur, detyrim që të kemi një kandidat të gjithë atyre që janë kundër këtij regjimi duke përqafuar vlerat më të mira euroatlantike”. Pas këtij qëndrimi, Alibeajt iu kërkua edhe një opinion tjetër, kur u pyet se A nuk rrezikoni të përsërisni 6 marsin me këtë qasje? Për kreu e grupit të demokratëve, “Armiku kryesor është Rama, bazuar në moral, konsistencë e koherencë të qëndrimeve politike kjo është mënyra më e mirë. Si mundet Edi Rama? Me gjithë shqiptarët e ndershëm, të punës të cilëve u është rënë në qafë, zëri i të cilëve asnjëherë nuk ka kumbuar”./Gazeta Panorama