Reali i Madrid fiton Champions-in e 15-të! Dortmundi “qan” rastet e humbura

Reali nuk ka rivalë në Champions! Madrilenët e Karlo Ançelotit mposhtën me rezultatin 0-2 Borusian e Dortmundit në finalen e madh të eChampions-it duke siguruar kështu trofeun e 15-të në histori. 

Pjesa e parë foli për gjermanët, të cilët krijuan shumë raste të pastra shënimi, duke goditur edhe shtyllën, por fati nuk ishte me verdhezinjtë.

Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës, foli më së shumti për Realin, që arriti të shënonte 2 herë me Karvahal dhe Vinicius duke festuar kështu Champions-in e 15-të. 

FT: BORUSIA DORTMUND – REAL MADRID 0-2

FORMACIONET ZYRTARE

Kavahal 74′  Vinicius 83′

Në fund të sfidës, lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mbrojtësi Karvahal, i cili shënoi dhe golin e avantazhit.

karvahal

 

 

 

Në analizën e bërë nga Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s, ndër të tjera shkruhet: Një paraqitje shumë dinamike, e disiplinuar dhe e përkushtuar nga mbrojtësi i krahut, i cili dha një paraqitje shumë solide në mbrojtje. Ai vazhdimisht i jepte skuadrës së tij gjerësi dhe doli me momentin kyç të lojës, duke treguar besim kur shënoi”.

 

Karlo Ançeloti ka fituar një herë tjetër Ligën e Kampioneve duke qenë padyshim “mjeshtri” i këtij kompeticioni, pasi ka gjithmonë formulën e duhur për të bërë të tijin trofeun.

bandicam-2024-06-01-22-58-36-905

Zakonisht shumë i përmbajtur, tekniku italian këtë radhë “doli nga skenari”.

Pas vërshëllimës përfundimtare dhe përqafimit me disa pjesëtarë të stafit, ai iu drejtua tribunës ku ishin familjarët e pjesëtarëve të stafit të Realit, duke takuar atje bashkëshorten e tij, Marian, shumë e emocionuar, duke shkëmbyer puthje me të.