Nga grumbullimi me kombëtaren e Francës, Paul Pogba rikthehet të flas për të ardhmen: “Shumë gjera janë thënë. Çfarë mund të them më shumë? Sigurisht, të gjithë lojtarëve do ti pëlqente të luanin për Real Madrid. Do të ishte padyshim një ëndërr. Një ditë pse jo? Për momentin jam pjesë e Man.United dhe e dua këtë klub. Do të jap gjithçka për të dërguar ekipin aty ku e meriton”, u shpreh Pogba duke u ndalur më pas tek kontrata me “djajtë e kuq” e cila i skadon më 2021:
“Rinovimi? Kanë folur shumë persona por jo unë. Nuk kam folur me Ed Woodward, drejtori i përgjithshëm i klubit, nuk kemi folur për rinovimin. Për momentin jam i përqendruar vetëm të rikthehem në formën time më të mirë. Imagjinoj që një ditë përfaqësuesit e klubit do të vijnë për të më propozuar diçka, mbase dhe jo. Për momentin nuk ka asgjë dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i di”, u shpreh Pogba.