Në raportin vjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se përgjatë vitit 2021, ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale.
“Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, thuhet në raportin e SPAK.
PJESE NGA RAPORTI VJETOR I SPAK
Kjo veprimtari, deri ne 01 Shtator 2021, është ndjekur nga 9 (nënte) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe 3(tre) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme. Për periudhën një vjeçare, vlerësohet se janë bërë përpjekjet maksimale, sidomos nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit duke përballuar me sukses volumin më të madh te punës(krahasuar me vitet e mëparshme).
Ngarkesa ka qënë prezente për arsye se numri i operatorëve (o.p.gj-të) ka qenë dukshëm jo në proporcion me volumin e punës.
Me datë 01.09.2021, 9 (nëntë) Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit ju bashkohet grupi i pare i Hetuesve te Byrosë Kombëtare te Hetimit prej 7(shtate) hetuesish, duke zbutur ndjeshëm ngarkesën e punës. Trajnimi i hetuesve te BKH-së për sistemin e përgjimit u bë në ambientet e zyrës së përgjimit, në dy faza në muajt Maj-Qershor-Korrik.
Eksperienca, profesionalizmi, ndjenja e përgjegjësisë për të kapur në kohë e vlerësuar drejt të dhënat e përfituara nga interceptimi, në disa raste kanë dhënë rezultate përtej dyshimit që ekzistonte ndaj subjektit të vendosur nën përgjim. Mbi të dhënat e interceptimit jashtë objektit të hetimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale më vehte.
Duke qenë se natyra e punës në zyrën e përgjimit është dinamike dhe duhet të ndiqet në kohë reale, Oficerët e Policisë se Shtetit dhe Hetuesit e BKH, për situata emergjente dhe operacionale, por edhe për shkak të ngarkesës së madhe të punës, kanë qëndruar në punë jashtë orarit, si në ditët zyrtare të punës ashtu dhe në ditët e pushimeve javore, vjetore dhe të festave zyrtare.
Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin.
Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë p
Administratoret, kane ushtruar përgjegjësinë që diktohet në rregulloren dhe urdhrat për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në funksion të realizimit të proceseve teknike të përgjimit të komunikimit elektronik, në bazë të neneve 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale, vëmendja është përqendruar në marrjen dhe ekzekutimin në kohë të vendimeve të përgjimit; ruajtjen e sekretit hetimor; administrimin e ruajtjen e dokumentacionit që lidhet me procesin e përgjimit dhe aktet që e shoqërojnë, trajnimin dhe mbështetjen nga ana teknike të hetuesve dhe oficerëve te policisë gjyqësore, mirëmbajtja e sistemit, etj.
Gjithashtu, në mënyrë të vazhdueshme, janë mbajtur kontakte dhe komunikime me kompaninë që mbulon suportin teknik të sistemit të përgjimit.
Gjatë ketij komunikimi, nga ana jonë, në funksion të mirëmbajtjes së sistemit, janë identifikuar një sërë problematikash, ku shumica prej tyre jane zgjidhur në kohë.
Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
• 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi;
• 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat:
➢ 224 Vendime Lejim Përgjimi
➢ 400 Vendime Vleftësimi
➢ 580 Vendime Zgjatjeje