Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave, që ranë në pusin e ujit në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.
Raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi Besnik Veliaj, 38 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Veliaj dhe 33-vjeçari Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.
Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi, por fatkeqësisht Besnik Veliaj ka ndërruar jetë në ambulancë, rrugës për në spital.
I plagosur ka mbetur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili kishte hyrë në pus për të nxjerrë dy burrat, që ishin banorë të fshatit.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.
Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.