Ramazan, përfundon rikonstruksioni i Xhamisë Kubelije në Kavajë!

Ka përfunduar rikonstruksioni i Xhamisë Kuvelije në Kavajë. 
Lajmi është bërë i ditur nga Myftiu i Kavajës Besnik Leçini i cili ka publikuar edhe fotot se si duket ajo tani pas procesit. 
Mesazhi i Besnik Leçini:
Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar me mirësitë e të Cilit realizohen veprat e mira. 
Afrimi i Fitër Bajramit i gjen besimtarët e qytetit Kavajë të gëzuar për plotësimin e agjërimit dhe të gëzuar për rikonstruksionin e xhamisë Kubelije.
Falë mbështetjes së kryetarit të bashkisë z.Redjan Krali po bëhet e mundur veshja e xhamisë me sistemin kapotë , grafiato, lyerja etj.
Duke e falënderuar për kontributin e lusim Allahun e Lartësuar ta begatojë me mirësitë që e bëjnë të lumtur në dynja dhe ahiret!