Rama viziton kantierin e Bypasit të Vlorës: Po punohet me 3 turne, për të mbyllur një kryevepër të infrastrukturës sonë kombëtare


Kryeministri Edi Rama, ka vizituar nga afër punën në kantierët e Byppas-it të Vlorës, nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, si dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Rama theksoi se po punohet 24 orë, për të mbyllur një prej veprave më të rëndësishme kombëtare në vend.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha në fjalën e saj se punëtorët në këtë aks punojnë me tre turne, për ta përmbyllur veprën sa më shpejt.

Belinda Balluku: Punohet për bypassin me tre turne. Po përfundojmëurën 1 dhe 5. Po punojmë në urën 2 dhe 3. Duke qenë se nuk ka pasur reshje, kompania ka punuar pa ndërprerja. Ecuria e punimeve ka ecur mirë. Në Kaninë disa prona janë shpronësuar. Edhe kur të ketë reshje, kjo është një zonë që e përballon edhe motin jo të mirë.

Dritan Leli: Po punohet me volum të madh pune, është punë impresionuese, këta janë 24 orë në punë dhe shpresoj që të arrihet data e përcaktuar kur do të mbarojnë punimet.

Edi Rama: Është bërë një punë e shkëlqyer, shpresoj të ecet me këtë ritëm.

Postimi në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama:

🚧🏗VL❤️RË – Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur😍

🟣 Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik.