Rama vijon turin e takimeve me diasporën/ Pas Athinës, mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën.

Pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, kreu i shtetit mbledh sot bashkatdhetarët të cilët kanë emigruar në Itali.

Takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos.

Takimi i sotëm mbahet ndërkohë që opozitat e të dy vendeve, si Italisë ashtu edhe Shqipërisë, kanë “goditur” kryeministrat Meloni dhe Rama në lidhje me marrëveshjen për emigrantët.

Pjesë e takimit pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në lidhje me eventin, Rama ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se po niset nga Rinasi për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.

Kryeministri ndau me ndjekësit edhe një video që pasqyronte punimet e bëra në stadiumin e Milanos në përgatitje për eventin.
Ram a shtoi se ky stadium ka më shumë kapacitete se ai i Athinës, duke indikuar se pjesëmarrja në Itali do të jetë edhe më e madhe.

“MiRËMËNGJES
dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shlroi Rama.