Rama përdor sërish administratën, e thërret në miting më 28 korrik për të festuar çeljen e negociatave para se të niset me pushime

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë përdorë edhe njëherë administratën përpara se të shkojë me pushime.

Partia Socialiste do të organizojë një miting në sheshin Skënderbej në 28 korrik në orën 19 për të festuar hapjen e negociatave.

Burimet bëjnë të ditur se intruksionet për krerët e degëve jane të qarta: të sjellin sa më shumë administratë në Tiranë për të demonstruar mbështetjen që ka Partia Socialiste.

Ky manifestim me administratën vjen gati katër javë pas mitingut të madh të thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Ndërkohë që katër ditë para manifestimit të Ramës, Ilir Meta do të lërë Presidencën, ndërkohë që në 25 korrik është paralajmëruar kongresi i LSI-së.