Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një valë ndryshimesh dhe shkarkimesh të drejtuesve të shkollave dhe gjimnazeve të vendit.
Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për 2022 në arsim, Rama u shpreh se vendi i punës duhet të meritohet dhe jo të fitohet sipas kahut politik.
“Kemi drejtuese shkollash që nuk e meritojnë të jenë aty. Kemi drejtues shkollash që janë aut…dhe këtu është e qartë për mua, për ministren dhe duhet të jetë e qartë për Drejtorinë që duhet ndërhyrë, në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa ata që nuk e meritojnë. Nuk ka rëndësi çfarë bindje politike ke , apo nga je…Nëse ne nuk kemi drejtimin e shkollës , apo ka një koordinimin nga lart brenda shkollës është e pamundur… Pika më e fortë e sistemit tonë para universitar janë mësuesit , në radhë të parë mësueset, burrat të më falin. Duke filluar nga mësueset duhet ti japim më shumë motivim,p atjetër që do ti paguajmë çdo vit e më mirë”, tha Rama.