Kryeministri Edi Rama viziton familjarët e 25-vjecarit Klodian Rasha, i vrarë nga policia dy ditë më parë.
Pas kthimit nga SHBA, mësohet se Rama ka mbërritur në banesën e Rashës, ku është takuar me familjarët e tij. Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohej nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Sakaq kreu i qeverisë, ka njoftuar se do të japë qëndrimin e tij për ngjarjen, në 18:00 në një dalje për mediat.