Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Këshilli i Europës ka vlerësuar Shtëpinë me Gjethe si muzeun më të mirë 2020.
Rama shprehet se e shkuara e kujtimet janë pjesë e historisë sonë, duke shtuar se komunizmi ishte fatkeqësi bërthamore.
“Në asnjë vend nuk kundërshtohen muzetë. Koha e hershme ka influencuar kulturën tonë. Kujtesën ta qasim në çdo formë. E shkuara është pjesë e historisë sonë. Një i ri i lindur më 1990 tha se për herë të parë ka mbetur pa fjalë, sepse nuk e kishte menduar se ata që thuhen për diktaturën ishin të vërteta.
Pas vizitës në Shqipëri kemi tjetër mendësi për Shqipërinë. Ai regjim ishte ekstrem në censurë dhe torturë, në të gjithë perandorinë komuniste. Një princ dhe Sarkozy vizituan Shtëpinë me Gjethe. Komunizmi nuk mbaron kur bie regjimi. Shtëpia me gjethe jep shumë përgjigje për të kaluarën. Komunizmi ngjan me fatkeqësi bërthamore”, tha Rama./Bw