Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është i përjashtuar nga Partia Socialiste.
Në një intervistë për emisionin “Now”, Rama tha se nuk ka një emër tjetër përveç Lelit që do t’i ndalojë rikandidimin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pyetje: Kur do t’i nxirrni emrat e kandidatëve?
Rama: Nuk kemi pse t’i nxjerrim emrat e kandidatëve tani, ka kohë.
Pyetje: Përveç kryetarit të bashkisë së Vlorës, të cilin e keni kritikuar shpesh…
Rama: Dritan Leli nuk është kryetari bashkie i PS-së. Nuk e kam kritikuar, është përjashtuar nga PS. Për vendimet për të mos kandiduar për kryetar bashkie, nuk kam sepse sot është një proces i tërë që sjell një konkluzion që ne e diskutojmë aty me njëri-tjetrin.