Një lajm i mirë vjen për të gjithë pensionistët shqiptarë dhe shtresat në nevojë, të cilët do të marrin ndihmë nga shteti.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pensionistët do të marrin 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë 🙏