Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata”
Berisha tha se pas kësaj ngjarjeje qëndron Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk ka ende asnjë reagim për vendimin e DASH.
“Pse të reagojë Rama. Tani nuk ka çfarë të thotë. Ka çuar dosjen në Uashington dhe tani është në rregull. Jam i sigurt që e ka çuar Rama. Ajo dosje është bërë në Shqipëri dhe ka shkuar atje. Ata kanë marrë të dhënat nga qeveria shqiptare”, tha Berisha.