Edi Rama u është përgjigjur të gjithë atyre që pyesin se përse SPAK po arreston ministra, kryebashkiakë apo zyrtarë nga PS, duke thënë se kjo ndodh sepse ai nuk bënte shaka kur kërkonte një drejtësi të drejtë.
Ai tha se nuk mbron askënd që përfiton në emër të PS dhe besimit që iu është dhënë nga populli përmes votës.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ata janë një parti, ne jemi një frymë ne jemi brumi pa të cilën nuk gatuhet asgjë dhe për këtë arsye atyre u falet sepse janë të vegjël janë mediokër janë të paaftë, dhe në fund të fundit s’kanë asgjë në dorë kurse ne nuk na falet sepse ne jemi të mëdhenj, ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë.
Përfytyroni që të hetoheshin këtu veprimtaritë e një qeverie ne detyre dhe prokuroritë ta kishin vulën të ndalonin ministra, deputetë e kryetarë bashkisë dhe policia të shkonte ti merrte me duar lidhur dhe të mos dëgjohej një fjalë gojë kundër organeve të drejtësisë.
Po dëgjoj të thonë pse po ha vetëm këtej nga ne sharra e SPAK, nuk di ca te them për sharën e tyre por di të them për sharrën tonë sepse ne as nuk e kemi kapur dhe as duam ta kapim drejtësinë dhe unë nuk kam bërë shaka kur kam thënë qe duam një drejtësi të pastër në këtë vend sepse nuk është i yni por i fëmijëve tanë dhe as bëj shaka kur u them juve të gjithëve kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë të marrë avokat.
Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet a kryetar bashkie dhe për asnjë zyrtar, anëtarë i kësaj familje që thirret nga organet e drejtësie
Dëgjoj, se më vinë nga zëra, jo shumë por më vinë, që thonë ky i gjati nuk të mban, të lëshon, e thonë ata, e thonë.
Dëgjoni këtu! Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punë të përbashkëta i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion, dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo pjesëtar në këtë familje kur është fjala për punë që i kërkon detyra e gjithsecilit por jo vetëm që nuk mbaj e mbroj asnjërin që besimin e marrin nga zgjedhësit e nga unë e kjo familje e përdor për ti ngrënë pas shpine zgjedhësit, edhe mua edhe këtë familje, që borxh nuk ia kam askujt kur i merr koka erë por ia kam vetëm kësaj familjeje dhe këtij populli veçse atyre që me kanë lënë mua mbiemrin që kam dhe pikërisht që jam dhe i gjatë si mund ti mbaju e mbroja ata që më vënë në pozita para ca të vegjëlve me mikrofona dhe më kërkojnë llogari, por çfarë? Për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, nuk punojnë kartat e kreditit.
Në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë në plazh se asgjë nuk u ndalon nga ata tjetër atje kështu që dhe kostumet leruani djemve se me burrat e kam. Nuk më kanë zgjedhur për të mbajtur në sqetull dhe të mbroj në emër të partisë socialiste, të mbroj unë në emër të pensionisteve socialistë që nuk iu është rritur ende pensioni?! Ata duan të jenë dhe deputetë dhe ministra, por të kenë dhe pasuri? Po pse? Ça kanë ata më shumë se pensionistët?