Rakipi i drejtohet Bashës/ Rrugën e Kombit e ka bërë Berisha

 Kreu i PD Lulzim Basha ka qënë i ftuar në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi, ku ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit por edhe me punët që janë bërë në të shkuarën në vendin tonë.

Teksa është shprehur se Rama i ka punët në 3D dhe ai vet në terren, është kundërshtuar nga Rakipi, që është shprehur se po merr meritat e Berishës.

Rakipi: Ç’mendoni për projektin e Durrësit?

Basha: Njësoj si hapja e negociatave.

Rakipi: Nuk bëhet kjo mendon ti?

Basha: Më lë ta mbaroj njëherë fjalën, sa i paduruar paske qenë sot!

Rakipi: Shiko, je bërë diversionist i madh. Shantazhisti më i madh je ti, je bërë, të godet që të tërhiqet tjetri. Ndonjëherë i bie tavolinës, aman mos i bjer se do na e paguash pastaj.

Basha: Shiko, e ke shumë gabim, në studion tënde nuk i kam rënë asnjëherë tavolinës. Po të dua i bie unë e di ti.

Rakipi: Edi e di, disa herë.

Basha: Si hapja e negociatave.

(dëgjohet në sfond Rama ik Rama ik)

Basha: Operatorët e tu.

Rakipi: Operatorët e mi flenë tani, t’ju kap me dru t’ju nxjerr përjashta.

Basha: Atëherë te Rama, ai bën projekte 3D.

Rakipi: Ai është mjeshtër për këto, t’i s’i bën dot.

Basha: Unë kam fakte dhe projekte në terren. Kam “Rrugën e Kombit në terren, kam heqjen e vizave që e gëzojnë të gjithë shqiptaret.

Rakipi: Saliu i ka bërë këto, ke filluar t’i marrësh meritat atij, kur të vish bëj të tuat, lërja Berishës t’i ketë ai. Ti ministër ke qenë. Futja e NATO-s e Berishës ka qenë. E di kush i ka bërë këto. Ia merr Berishës ti se e di që të do ai, po të flisje në kushte të tjera ti, e di ç’të bënte ai ty, të hiqte dhe ty.