Qytetarët protestë kundër rritjes së çmimeve, mblidhen para Kryeministrisë: Një populli që nuk mund të kursejë dhe konsumojë, i vihet në diskutim ekzistenca

“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” e nga aty, qytetarë kanë marshuar për te Kryeministria.

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • “Rënie dramatike në kursim dhe konsum. Një popull që nuk mund të kursejë as konsumojë është një popull që jo vetëm i është vënë në dyshim e ardhmja, por edhe ekzistenca”, tha një nga folësit.

“Ju jeni milionera me vila dhe makina, s’paguaj më për ju as unë dhe as familja”, kanë thirrur njëzëri protestuesit.

Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.