Kryeministrja e Italisë, Goergia Meloni i ka dalë në krah homologut të saj Edi Rama, duke thënë se ndaj qeverisë shqiptare nisi një fushatë denigruese.
Ajo tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka ndihmuar qeverinë italiane, gjë të cilën e ka bërë edhe më parë.
“Kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria ofron bashkëpunim. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE dhe për të gjetur ato mundësi bashkëpunimi”, tha Meloni.
Sipas saj marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë dhe emigrantët duhet të merret shembull nga vendet e tjera të BE.
Meloni: Jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin tju takoj juve që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër edhe situatën e punimeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes. Doja të thoja që ashtu sic ne pame dhe dëgjuam nga fjalët e Ramës se vendet tona janë dy vende mike. Falënderoj Ramën dhe popullin shqiptar për mundësinë që na dhanë, për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për vendet e tjera të BE. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse te përsëris afërsinë e qeverisë italiane dhe popullit italiane për sulmet që Ramës dhe qeverisë së tij i janë bërë.
Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka ndihmuar qeverinë italiane. Ne kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria ofron bashkëpunim. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE dhe për të gjetur ato mundësi bashkëpunimi.