Qeveria Rama 3/ Kush janë ministrat që u konfirmuan dhe emrat e rinj! Ndryshimet me qeverinë e kaluar!

Qeveria ‘Rama 3’ do të ketë në përbërjen e saj 8 nga ministrat e qeverisjes së kaluar.

Kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçkën, si ministër të Brendshëm, Blendi Çuçi, si ministre të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, si ministre Arsimi Evis Kushin dhe si Ministre Kulture, Elva Margaritin. Po ashtu Niko Peleshi do të vijojë të jetë ministri i Mbrojtjes. 

Ndryshimet 

Numri dy i qeverisë na kabinetin e ri, do të jetë Arben Ahmetaj, që merr postin që mbante Erjon Braçe dhe në këtë detyrë sipas kryeministrit Rama do të vijojë punën e rindërtimit për pasojat që shkaktoi tërmeti 2019-tës.

Qeveria e re nuk do të ketë me Etilda GJonajn, e cila është zëvendësuar nga Ulsi Manja, ky I fundit mbante aktualisht postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve.

Ministrja e Financave në qeverinë e re do të jetë Delinda Ibrahimaj, e cila deri sot mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi është zëvendësuar nga Frida Krifca, kjo e fundit mban aktualisht postin e drejtoreshës së Përgjithshme të AZHBR-së.

Ndërkohë Milva Ekonomi do të jetë pjesë e qeverisë, Rama po si ministre ‘pa portofol”. Asaj i është besuar posti i ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, dikaster i ri i formuar nga kreu i qeverisë.

Blendi Klosi është zëvendësuar na kabinetin qeveritar nga Mirela Kumbaro, ndërkohë që ministria e Pandeli Majkos, ajo për Diasporën është shkrirë.

Eduard Shalsi është zëvendësuar nga Edona Bilali, si ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ndërkohë që Elisa Spiropali ka vijuar të jetë ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Në kabinetin e ri futet për herë të parë Bora Muzhaqi, e cila do të ketë ministrinë e shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Qeveria ‘Rama 3’

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet

P Template