Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryetarët e bashkive se nëse nuk do të bëjnë të mundur administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve do të sanksionohen, madje qeveria do të marrë nën administrimin edhe bashkinë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverise u shpreh i prerë dhe i vendosur se nuk do të tolerohet askush, pasi sipas tij situata me mbetjet është e paimagjinueshme.
“Është e paimagjinueshme. Jeni ju që duhet të merrni masa që të gjitha mbetjet të shkojnë në pikat fundore. Asnjë vend depozitimi i paligjshëm nuk do tolerohet dhe për këtë do sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive dhe do shkojë deri në marrjen e administrimit të bashkisë. E ka ligji, nuk është se është shkelje e autonomisë. E merr qeveria baskinë në administrim, por nëse do shkojmë në atë pikë, kryetarui i bashkisë me gjithë të tjerët do shkojmë të përgjigjen për gjithë këtë gjëmë. Por nuk besoj të shkojmë derti në atë pikë”, u shpreh Rama.
Sipas tij, hedhja e satelitëve në orbitë do të bëjë të mundur që të mos ketë më nevojë për inspektorë, apo sic i quajti ai sekserë që mbyllin sytë për të marrë një bakshish.
“Në mars ne do të vëmë në veprim satelitin e parë. Sateliti do të na japë ndër shumë informacione të tjera edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektorë dhe as për ata që bëjnë si inspektorë dhe as për të bredhur nëpër male për të gjetur njërin apo tjetrin. Secili do të ketë në tavolinë pamjen.
Kjo do të na ndihmoje shumë edhe për plehrat edhe për ndërtimet që nuk i shikoni ju.
Dhe që kur arrihet tek identifikimi i tyre ose kanë mbaruar ose janë në kat të tretë, edhe këto duhet të jenë në kohë reale në pasqyrë. Mos kemi më ndërmjetëse dhe sekserëve rrugëve për të marrë një bakshish këtu dhe një atje mbyllin sytë. As sateliti nuk bën dot pastrimin. Nuk bën dot administrimin, nuk bën dot atë që bën vetëm, një figurë në territori që është kryetar i bashkisë”, mbylli fjalën e tij Rama.