Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, tha se në vitin 2023 do të nisin procedurat për ndryshimet ligjore lidhur me bastet sportive.
Sipas saj, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.
“ Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit.
Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, u shpreh ajo.
Presioni i ambientit sportiv e detyroi qeverinë të tërhiqet nga vendimi që mori disa 9 Vite me parë dhe që krenohej çdo ditë si arritje.
Opozita Nga ana e saj e ka akuzuar qeverinë se i gjithë aksioni para disa vitesh dhe tani po bêhet vetëm për ti dhënë monopolin e këtij Biznesi, vellait të kryeministrit, Olsi Rama.