Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Kavajë, ku në një zyrë elektorale të PD-së u plagos një person.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet B.O. Ndonëse nuk dihen rrethanat, personi në fjalë ka marrë plumb në këmbë.
Në pamje shihen shumë njerëz, ndërsa disa prej tyre edhe shajnë me fjalor të rëndë adresuar kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma.