Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (10 shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi.
Dy viktimat janë identifikuar si Gramoz dhe Lavdosh Kurti, ndërsa autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici, ku po pyetet lidhur me shkaqet e ngjarjes.
Një konflikt i momentit mes autorit dhe dy të afërmve Lavdosh dhe Gramos Kurtaj mendohet të jetë bërë shkak për tragjedinë në Roskovec. Sipas informacioneve të para dyshohet se ka qenë autori 49 vjeç, që ka shkuar për t’u sqaruar te xhaxhai dhe nipi pas një konflikti dhe gjatë situatës së tensionuar ai u ka rrëmbyer automatikun e tyre dhe i ka qëlluar për vdekje me breshëri plumbash.
Ngjarja ka ndodhur në orën 14.00, ku Lavdosh dhe Gramos Kurtaj janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve. Efektivët kanë sekuestruar armën e krimit tip automatik, ndërsa vijojnë mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.