Një aksident tragjik u shënua mëngjesin e djeshëm në qendër të Shëngjinit.
Një 6-vjeçar u përplas rëndë nga një furgon pasagjerësh e për pasojë ndërroi jetë në spital. Ditën e sotme, policia njoftoi se ka arrestuar shoferin e furgonit.
Për vdekjen e të miturit ka reaguar edhe nëna e tij në Facebook. Dedikimi i saj është rrëqethës teksa shkruan se nuk mund të jetojë dot pa të birin.
E ëma shkruan:
O Shpirt o zemer o jeta mamit ti ma vrave shpirtin o zemer, pse ike ngele vetem o shpirt, pse nuk vdiqem te gjith me ty pse o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot.