Një 60-vjeçar nga Rrogozhina ka denoncuar në polici se është dhunuar nga një shofer. Ai tha se në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas një konflikti të çastit, me pretendim për parakalim të gabuar të automjetit, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushta dhe është larguar.
Njoftimi i policisë Lushnje
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit G. C., 44 vjeç dhe T. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. C., u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se të dy këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 36 vjeç, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, është kapur nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis sativa.
Më datë 01.02.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë, se në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas një konflikti të çastit, me pretendim për parakalim të gabuar të automjetit, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushta dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Volksëagen”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin L. P., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
- G. I., 47 vjeç, banues në Lushnjë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.
- A. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në afërsi të qafës së Koshovicës, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.