Nga Arvenol Meta, audiolog
Shurdhëria te të porsalindurit është anomalia e lindur më e shpeshtë. Ajo prek 1-2 fëmijë në çdo 1000 lindje dhe 4-5 fëmijë çdo 1000 fëmijë të moshës deri në 5 vjeç. Një mungesë e rëndësishme e dëgjimit te fëmijët mund të ndikoje negativisht në procesin e tyre të zhvillimit si komunikativ dhe atij psikologjik, arsimor apo social gjatë rritjes së tij. Kompleksiteti i këtij problemi varet nga:
– Shkalla dhe kohëzgjatja e shurdhërisë
– Mosha në të cilën shfaqet
– Asocimi i këtij problemi me sëmundje të tjera ekzistuese
– Koha e identifikimit të problemit me dëgjimin
– Strategjia e trajtimit proteziv apo rihabilitues
Spitali Amerikan që prej fillimit të tij ushtron depistime të dëgjimit për çdo lindje dhe për çdo fëmijë që gjendet përballë një problematike të tillë. Me një diagnostikim të hershëm mund të arrihen rezultate shumë të mira në rehabilitimin e të vegjëlve duke mos e parë më problemin e tyre me dëgjimin si një pengesë për zhvillimin e tyre të metejshëm.