Projekti 5 miliardë dollarësh i jahteve në Karpën i premtuar nga qeveria Rama 1 dështoi. Prej 6 vitesh atje nuk punohet dhe i gjithë premtimi mbeti vetëm në letër dhe një tabelë e projektit. Por sot qeveria shqiptare tregoi arsyet se përse dështoi projekti që do i jepte një tjetër zhvillim kavajës. Kur deputetja e PD Jorida Tabaku pyeti përfaqësuesit e Mininistrisë së Ekonomisë sa mundësi ka që projekti për portin e Durrësit të përfundojë si ai i Karpenit në Kavajë justitfikimi i këtyre të fundit i vinte fajet kompanisë. “Qeveria ka përdorur dhe për portin e Karpenit e cila ka dështuar dhe nuk po zbatohet/ cilat janë masat që qeveria shqiptare të mos dështojë si në rastin e Portit të Karpenit”, pyeti Tabaku. “Në rastin e Karpenit shteti ngriti një grup negociator dhe ai grup nuk gjeti dakordësi me palën private. Spese pala private kërkonte faljen e tokës, nuk kërkonte asnjë pjesmarrje të shtetit në investim dhe i kërkonte të gjitha falas me menaxhim të vetin dhe pa garancitë e duhura financiare. Ka qenë skurpuloziteti i grupit negociator të enteve që janë po sot të përfshira në këtë process që ka çuar në një vendimmarrje që besoj se ka qenë e duhur nga ana e qeverisë”, tha Pirro Vëngu, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.
Me pak fjalë, qeveria lau duar nga ky projekt duke i hedhur të gjithë fajin kompanisë.