Partia Social Demokrate nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit për anëtar në Këshillin Bashkiak.
Kryetari i PSD Dega Kavajë Hasan Cara ka zhvilluar një takim me anëtarët e rinj të kësaj partie me qëllim maksimumin e votave për t’u zgjedhur si perfaqesues i qytetarëve në Keshillin Bashkiak.
“Bashkë me anetarët e rinj të PSD Kavajë drejt përgatitjes për zgjedhjet lokale”, thotë Cara per Kavaja.Net, teksa u pyet per angazhimet e fundit ne drejtimin e tij.
Kujtojmë qe PSD ne zgjedhjet e 14 Majit do të kete një komisioner në KZAZ, si garant per mbrojtjen e votave.