PSD mbledh strukturat në Kavajë, Hasan Cara: Të jemi pranë njerzve dhe dëgjojmë hallet e tyre

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Kavajë Hasan Cara ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të partisë me qëllim përgatitjen për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në takimin e sot, Cara ka dhënë edhe porositë për të gjithë me qëllim arritjen e një rezultati sa më të Mirë në vendoret e Kavajës.

Mes të tjerave Kreu i PSD u ka kërkuar anëtarëve dhe simpatizantëve të jenë sa më pranë njerzve për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre duke ju bërë të ditur edhe mënyrat e zgjedhjes së tyre, ku vota për PSD është VENDIMI i tyre.

PSD në zgjedhjet e 14 Majit garon për anëtarë në Këshillin Bashkiak nga ku ajo pret mbështetjen e sa më shumë qytetarëve me votën e tyre.

MESAZHI I PLOTË

Sot bashke me anëtarët dhe Sipmatizantët e PSD KAVAJË diskutuam mbi organizimin per zgjedhjet e 14 Majit. Bashkë me Andin, Aldon, Xhepin, Moris / Altini etj vendosëm që fushatën ta bëjmë me njerzit e thjeshtë dhe për interesat e tyre. PSD do të jetë pranë njerzve duke dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.

NE Garojmë në këto zgjedhje për anëtarë në Këshillin Bashkiak dhe presim mbështetjen e sa më shumë qytetarëve të ndershëm. Çdo problem e ka një zgjidhje dhe ne do mundohemi deri në fund. #PSD #KAVAJË #Zgjedhje #qytetaret