PS prezanton përpara asamblesë 2 bashkëkryetarët e emëruar në Kavajë

Dy bashkëkryetarët e emëruar të PS u prezantuan dje përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste. Shpend Barameta dhe Marinela Alia u prezantuan nga Deputeti Etjen Xhafaj, Prefekti i Qarkut Afrim Qendro ne cilësinë e Sekretarit Organizativ dhe Kryetari i Bashkisë Redjan Krali.

Në Pallatin e Kulturës “Kavaljon” përpara bazës socialiste u prezantuan dy kryetarët e emëruar me qëllim përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku PS synon të vazhdojë të drejtojë Bashkinë.

Deputeti Xhafaj shkruan se: “Kavajë📍 Bashkë me Redin dhe Sekretarin Organizativ të Qarkut, Afrim Qendro prezantuam para asamblesë së Partisë Socialiste Kavajë dy bashkëkrytetarët, Marinelën dhe Shpendin. Skuadra jonë është plotësisht e gatshme për të filluar punën për betejën e ardhshme elektorale. Jam i bindur që me Marinelën dhe Shpendin do marrim një tjetët rezultat fantastik në Kavajë për zgjedhjet e vitit 2023”.

”Kavajë- Takimin e Asamblesë së Partisë Socialiste e nisa me urimin për ditëlindjen e liderit tonë tonë historik, Fatos Nano, pa kontributin e të cilit në ato vite shumë të vështira, PS nuk do të ishte dot kjo parti që është sot, kaq e madhe, kaq e hapur dhe që në asnjë rast nuk ka marrë vendime në dëm të Shqipërisë. Qoftë i gëzuar dhe me shëndet të mirë në çdo ditë të jetës së tij.🙏

Dhe në vijim të takimit, si Sekretar Organizativ, prezantuam me deputetin Etjen Xhafaj bashkëkryetarët Marinela Alia dhe Shpendi Barameta. Një dyshe plot talent e përkushtim, që do të udhëheqë Partinë Socialiste drejt fitores së padiskutuar në garën e vitit 2023. Suksese! #SkaKohëPërPushim🏃 #PartiaSocialiste🌹🇦🇱“, shkruan Afrim Qendro. Kavaja.Net