PS e humbi Kavajën, Edi Rama mburret me anëtarësime të reja, familjarë të zyrtarëve të PS dhe pushtetit!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në Kavajë për anëtarësimet e reja. Pavarësisht se hymbi Bashkinë, Rama e quan të suksesshme procesin e anëtarësimit në PS.

Rama që mburret the njeh njerzit, nuk njeh anëtarët e partisë që janë familjarë, nipër e mbesa të zyrtarëve të Lartë të PS dhe zyrtarëve të punësuar në Institucionet shtetërore dhe paguhen nga taksat e qytetarëve.

“Shoqëria jonë ndryshon me shpejtësi thuajse përditë. Shqipëria ndryshon çdo vit dhe Partia Socialiste nuk mund të mos ndryshojë me ritmin e shoqërisë që pastaj që Shqipëria të ndryshojë edhe më shpejtë.

Partia Socialiste është një forcë që historikisht ka dëshmuar vullnet për të korrigjuar, apo për të rindërtuar, apo për të risjellë në jetë çka të tjerët kanë bërë shtrembër, kanë shkatërruar, apo kanë asgjësuar”, u tha Rama vartësve të tij socialistë./Kavaja.Net