Ndryshe nga sa kemi parë në qarqet e tjera ku gara ka qenë shumë e ashpër ku nuk kanë munguar as tensionet, në Sarandë duket se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bërë paqe.
Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Denaj dhe Ina Zhupës.
Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %, e përkthyer në mandate, 8 me 4.