Ish- sekretari Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është tani në Tiranë.
Politika amerikane po tallet me Saliun. Sidomos ambasadorja Yuri Kim.
E pra, me këtë rast po flasim për non gratën e Saliut, si i bëhet tani? Se Mike Pompeo ka qenë sekretar Shteti i republikanëve deri në vitin 2020. Por në këtë vit u mblodhën edhe faktet për Saliun nga Departamenti i Shtetit.
Ja ku e keni republikanin që mendohet të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë. Por, a e dinë petritat hajdutë të Saliut këtë?
Komedi e bukur kjo. Por kuptohet që ky është krijim i bukur i ambasadores Yuri Kim. Krijim shumë i bukur i politikës amerikane, gjithashtu.
Po Saliu, ende me Sorosin e ka avokatinë e tij për daljen non grata në Shtetet e Bashkuara? Apo ky Sorosi i manipulon kundër Saliut edhe republikanët, deri te sekretari i Shtetit republikan?
Të shohim, Saliu do të na i thotë.
Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut.
E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij.
Është komedi e bukur…
Po pra, a do ta takojë Pompeo, Saliun?
Nuk ka mundësi.
Turp, përse e do Pompeo, Saliun, për ta bërë turshi?
Por ja që tani i del kripa edhe Saliut me pyetjen: Sorosi apo republikani Mike Pompeo i ka mbledhur provat kundër Saliut?
Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda saj.
Tallje e madhe për një komedian si Saliu.