Protesta për Klodian Rashën në Tiranë/ Shpallet në kërkim reperi Stresi me 7 të tjerë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 4 të mitur

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWebse Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë së bashku me 7 persona të tjerë.

Po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur.

Gazetarja thotë se sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.

Gjithashtu dyshohet se disa prej këtyre personave kanë qenë dhe autorë të plagosjes apo lëndimit të disa prej punonjësve të Policisë mbrëmjen e kaluar duke hedhur mjete të forta e piroteknike.