Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, në fjalën e tij para protestuesve në tubimin para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”, u shpreh se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë pasnesër para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari.
Ai shtoi se vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit, referuar fjalës së Ramës ditën e dijshëm në Kuvend ku u diskutua mbi një rezolutë për luftën kundër korrupsionit.
“Falenderim për qendresën tuaj të nëntë sot.
Rama dje fliste për korrupsionin se si donte ai ta luftonte atë, e ka një provë të parë për ta dhënë pasnesër, ku është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak. A do ketë fuqi të sjellë Veliajn para këshilltararëve të japë llogari?
Ku kanë shkuar 30 mln eurot e drejtorëve të tij?
A do Rama të luftojë korrupsionin? Veliaj refuzon të bëjë transparencë. A ka fuqi ta detyrojë të vijë në Këshill e të japë shpjegon pse 6 mln iu morën shkollave e çerdheve dhe u çuan te inceneratori inekzistent?
Nëse e sjell pasnesër atëherë mund të flasë se si luftohet korrupsioni.
Por ata janë një grup i strukturuar që po tradhtojnë Shqipërinë e vjedhin pronën publike.
Kështu siç jemi edhe sot, të vijojmë qendresën ”, tha Teliti.