Dhuna gjatë protestës së 8 janarit para selisë së PD-së, e cila u organizua nga Sali Berisha është dënuar edhe nga zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
Teksa e dënoi dhunën, Escobar u shpreh se jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partneri i rëndësishëm i SHBA.
“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partneri i rëndësishëm i joni tani”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.
Kujtojmë që në datën 8 janar, Sali Berisha organizoi një protestë para selisë së Partisë Demokratike, me synimin për ta marrë atë.
Protesta u shoqërua me akte dhune, duke u dëmtuar në një masë të konsiderueshme selia blu.Protesta u shpernda pas nderhyrjes se forcave te policise.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh pas ngjarjes se kjo ditë shënon fundin politik të Sali Berishës, ndërsa një ditë më parë Kryesia e PD përjashtoi përfundimisht ish-liderin demokrat.
Partia Demokratike po ashtu i ka dërguar një raport të detajuar ambasadorëve, duke shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar në selinë e PD-së gjatë protestës./ Panorama.al