Sekretari i partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat deklaroi se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha se PD është një thirrje absurde dhe se sipas tij ka qëllim të bunkerizojë PD-në.
Bardhi u shpreh i qartë se në demokratët zgjodhën të ardhmen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.
‘PD njeh dhe respekton vetëm vullneti e demokratëve, të anëtarëve të kryesisë dhe Kuvendit Kombëtar. Kjo është arsyeja për vendosëm më shumicë dërrmuese të zgjedhim të ardhmen dhe jo të bunkerizojmë partinë për interesat e një njeriut të shpallur të padëshiruar nga SHBA. Berisha po përpiqet ti mbivendoset me dhunë vullnetit të demokratëve. Ushqimi i përditshëm që i ofron demokratëve janë skena teatrale dhe veprime që dëmtojnë interesin elektoral dhe politik të PD. Janë mashtrime të përditshme që bëhen absurde. Shpifja e një kauze të rreme që kulmon me thirrje e një proteste kundër PD në oborrin e PD për shkak se po lyen murin e godinës është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund ti beje një demokrati’, tha më tej Bardhi.