Deputeti Dashamir Shehu ka deklaruar ditën e sotme se do të marrë pjesë në protestën e nesërme të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Ai u shpreh në ABC se do të shkojë në qytetar, pasi protesta ka për qëllim të tregojë që mijëra qytetarë janë kundër kësaj qeverie.
“Nuk marr përsipër gjëra që nuk janë të miat. Unë shkoj si qytetar. Nuk është rëndësia si do të bëhet, protesta ka një qëllim: të tregojë që mijëra qytetarët janë kundër kësaj qeverie dhe të tregojë që ka shpresë”, u shpreh Shehi.
Ai shtoi se nuk do të hipë në tribunën e fjalimeve, duke nënvizuar se pavarësisht ndasive në opozitë atë e bashkon fakti se janë kundër qeverisë që po e shkatërron çdo ditë Shqipërinë.
”E ka bërë mirë që e ka bërë kështu. Po ta kishte bërë me formulë tjetër unë nuk do shkoja. Më e mira është kështu. Thërrit qytetarët, qytetarët përgjigjen. Unë shkoj si qytetar, jo për të hipur në tribunë. Nuk ndajmë shumë gjëra, por ndajmë një gjë, që ky njeri që po e drejton Shqipërinë po e dhunon, po e shkatërron Shqipërinë. Unë besoj që mos një ditë, një ditë do ia dalim sepse ka shkuar aty ku s’mban më”, tha Shehi.
Shehi theksoi se në protestë nuk ka vend për trazira. “Unë them që s’ka pse prodhohen trazira. Trazira ka vetëm në mendjen e kësaj qeverie. Çfarë protestash të forta ka pasur në këto 10 vite? Opozita e këtyre 10 viteve ka qenë më e kulturuara e Europës. Ai zgjidh protesta gjithë problematikat? Jo, por është një shans për të thënë se ato njerëz që dalin atje nuk dalin se duan Ilir Metën dhe Berishën, dalin se nuk duan Edi Ramën”, tha deputeti.