Protesta e 7 Korrikut, Sekretari i PD Jurgen Karriqi fton qytetarët e Kavajës të marrin pjesë

Sekretari i PD së Kavajë, Jurgen Karriqi ka ftuar qytetarët e Kavajës të marrin pjesë protestën e 7 Korrikut në Tiranë kundër qeverisë.

Mesazhi i Jurgen Karriqi:

Miqte e mi ju falenderoj te gjitheve nga zemra! Mirenjohjen me te thelle per Kryesine e Deges PD Kavaje, teper i nderuar per besimin e Kryesise se Partise Demokratike te Shqiperise dhe te jeni te sigurte qe keto jane dy motive shume te forta per mua per ti shnderruar ne energji perkushtimi per ju. Si Sekretar i Partise Demorkatike Dega Kavaje ju premtoj se do te mundohem cdo dite qe ajo te jete streha dhe mbeshtetja e cdo demokrati.

Te nderuar miq , aksioni i madh opozitar fillon me protesten e 7 korrikut. I bej thirrje bashke qytetareve te mi qe si atehere qe e drodhem nga themelet diktaturen me te eger, te jemi te gjithe bashke me 7 korrik kunder diktatures se krimit te organizuar, droges, te shpopullimit te shqiperise, te vjedhjeve galopante, te mafias shtet .

Ne 7 korrik te gjithe bashke per te ardhmen e familjeve tona, femijeve, rinise shqiptare e cila te mos jete e detyruar te mari udhet se vendi nuk ka shprese.

Kavaja e ndezi e para flaken e shpreses kunder diktatures me te eger komuniste, do ta ndezim serisht ate flake te gjithe bashke per te treguar te gjithe si demokrate qe ky vend ka shprese. ✌️✌️