Kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës Hysen Kadiu ka zhvilluar nje takim me strukturat e Golemit ku kanë diskutuar mbi protestën Komentare të 7 Korrikut.
Në mesazhin e tij Kadiu thotë se Golemi ka shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë Rama dhe për këtë duhet të jenë të bashkuar.
Mesazhi i Hysen Kadiut:
Vijojmë takimet me strukturat për organizimin e protestës kombëtare të 7 korrikut. ✅
Golemi është jo vetëm njësia administrative më e madhe, por edhe krenaria e bregdetit të Kavajës. 🌅
Golemasit kanë shumë arsye për të protestuar, që nga 📈 rritja e taksave lokale, mungesa ❌ e infrastrukturës, ujit, shërbimeve, shpopullimit të fshatrave, etj. ♾️
Të enjten rrezet e fundit të diellit i prekim në protestë! ⏳✌️