Kavaja është një prej bashkive të para që pritet të shpallë falimentin dhe të kalojë nën admiinstrim të pushtetit qendror për shkak të borxheve të papaguara.
Megjithatë, situate e vështirë financiare nuk e ka penuar institucionin e drejtuar nga Redjan Krali që të vijojë pagesat dhjetra milionë lekë për Landvildin privat të klodian Zotos në sharrë.
Këtë fundjavë Bashkia e Kavajës ka kryer një pagesë prej rreht 100 milionë lekë të vjetra në llogaritë e kompanisë koncensionare Integrated Energy BV.SPV për shërbimin e depozitimit të mbetjeve urbane.
Pagesa është krye në vijim të një marrëveshje të nënshkruar nga Krterari i Bashkisë të Kavajës dhe kompanisë koncensionare në korrik të vitit 2021.
Territori I Kavajës u përfshi nga emergjenca mjedisore vitin e kaluar për shkak se qeveria mbylli landfilldin e Porto Romanos në Durrës.
Pas këtij veprimi qeveria detyroi disa bashkië, përfshirë edhe KAVAJËN, që të nënshkruanin kontrata aspak të favorshme me kompanininë private të Zotos.
Bashkia e Kavajës nuk kishte mundësi financiare për t’iu përgjigjur faturave të koncensionari të sharrës pasi institucioni ishte në vështirësi ekonomike si pasojë e borxheve të mbartura.
Qeveria Rama u tragua e qatshme që të mbështeste Kavajën me 500 mijë uro për depozitimin e mbetjeve në landfilldin privat ndërkohë që bashkia kishte problem shumë më të theksuara ekonomike.
Tashmë që ky insitucion nuk po arrin të ulë nivelin e borxhit ajo pritet të kalojë nën adminisitrim të qeverisë.
Ministria e Financave ka hapur rreth dy janë vë parë konkursin për administratorë të Njësive të Vetqeverisjes vendore të cilat janë në vështoirësi financiare./ Syri.tv